Jo në emrin tim

Written by

in

📢 JO NË EMRIN TIM!

Sot, më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale në Hagë shpalli një vendim që godet thellë historinë dhe dinjitetin tonë kombëtar. Dënimi i krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – nuk është drejtësi, por një tentativë e dështuar për të barazuar agresorin me viktimën.

Kjo gjykatë u krijua nga votat e Kuvendit të Kosovës dhe teknikisht gjykon në emër të Republikës sonë. Por sot, si qytetarë të Kosovës dhe të gjithë trojeve shqiptare, ne themi me zë të lartë: JO NË EMRIN TIM! 🇽🇰

✍️ NËNSHKRIMET PËR TË VËRTETËN:
Shumë shpejt, përmes kësaj faqeje, ne do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve (peticionit) për të dëshmuar zyrtarisht se emri i popullit tonë nuk mund të keqpërdoret për të dënuar çlirimtarët! Ne jemi shumica absolute , ne jemi shumë më shumë se ata që duan ta njollosin luftën tonë, dhe do ta dëshmojmë me fakte dhe me numra se qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të katër krerëve tanë.

  • Lufta e UÇK-së ishte një luftë e detyruar për mbijetesë, për liri dhe kundër gjenocidit.
  • Liria ka emër, dhe ata emra sot u dënuan padrejtësisht në Hagë.
  • Ne nuk harrojmë se kush ishte agresori dhe kush ishte viktima.

Bashkohu me ne dhe bëhu gati!

Ky është vetëm fillimi i një mobilizimi të madh qytetar. Rasti do të shkojë në shkallën e dytë të Apelit, dhe zëri ynë duhet të jetë më i fuqishëm se kurrë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *